Tifozët e Belgjikës revoltohen pas eliminimit nga Italia, i venë flakën Brukselit (VIDEO)

Në Belgjikë nuk e kanë pritur aspak mirë eliminimin nga Italia në Europian. Tifozët janë zhgënjyer së tepërmi dhe menjëherë kanë nisur trazirat në Bruksel. Disa shishe dhe sende janë hedhur në drejtim të policisë, që nga ana tjetër është përgjigjur po me të njëjtën mënyrë.

Ishte i nevojshëm uji dhe gazi lotsjellës që turma të shpërndahej pas përfundimit të takimit. Grupi i tifozëve të irrituar i përkiste një moshe të re, ndërsa padyshim që kjo është forma më e gabuar për të nxjerrë inatin e humbjes së Kombëtares


Shtuar 3.07.2021 11:23