Rregullorja e miratuar nga zv/kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, nuk kufizon vetëm gazetarët, por vendos rregulla edhe për avokatët, të cilëve nuk do t’u lejohet përdorimi i celularit.
Për të shqyrtuar këtë çështje dhe për të përcaktuar qëndrimin e saj, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhë Këshillin Drejtues.
Të lidhura
None found
Dokumenti i ri është kundërshtuar gjerësisht nga organizatat që mbrojnë të drejtën e informimit, të cilat e konsiderojnë atë një formë censure ndaj misionit të medias.
Ndryshimet nuk lidhen vetëm me kufizimet për gazetarët dhe avokatët. Rregullorja ka sjellë ndërhyrje edhe në organizimin e sigurisë brenda GJKKO-së. Këtë të hënë, në ambientet e gjykatës u vunë re efektivë të Gardës dhe të Policisë së Shtetit.
