Analisti Fahri Balliu beson në një rikthim të fuqishëm në skenën politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Balliu thotë se e vetmja ngjarje që ka aktualisht politika shqiptare është “Foltorja” e Sali Berishës. Ai e cilësoi këtë një moment historik.
“Sali Berisha është rikthyer. Shumë po e kërkojnë rikthimin e tij, jo vetëm demokratë por edhe socialistë. Ky është një rikthim, ka shumë figura nga historia që janë rikthyer.
Napoleoni u rikthye dhe kur e bëri iu bashkuan të gjitha fshatarë e gjeneralë deri kur u mbajt beteja përfundimtare”, tha ai i ftuar në emisionin Zona Zero në Top News.
Balliu tha se kryeministri Edi Rama po bën përpjekje për ta zvenitur këtë lëvizje të Berishës dhe përmendi këtu edhe premtimin e tij për lëshimin e dy satelitëve në hapësirë.
“Njerëzit kanë halle, Rama mendon për taksi në qiell. Qeverisja nuk ka asgjë, asnjë lidhje me filozofinë e së majtës sot”, u shpreh ai.
Sipas Balliut, i pari që preket nga lëvizja e Berishës është Lulzim Basha.
“Se i ka ai dy çështje në prokurori”, deklaroi analisti, pa përmendur emrat e çështjeve, ku bëhet fjalë për Rrugën e Kombit dhe çështjen e lobimit në SHBA./albeu.com/