“Rikthimi i Zidane në Juventus do të ndodhë”

Ditët e fundit në botën e futbollit, dy prej trajnerëve më të përmendur kanë qenë Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo.

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve dhe mos-pjesëmarrja vitin tjetër në këtë garë, janë arsyet kryesore pse Pirlo mund të largohet nga Juventusi.

TodoFichajes gjatë ditës së sotme ka raportuar se bordi i Juventusit po shqyrton mundësinë e rikthimit të lojtarit të tyre dikur, Zidane, në kreun e skuadrës, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, francezi nuk është se po shijon formën më të mirë me klubin e Real Madridit, kjo pasi këta të fundit mund të mbesin pa asnjë titull këtë sezon.

Në konferencën e tij për shtyp, Zidane ka thënë se e ardhmja e tij do të vendoset në përfundimin e këtij sezoni.


Shtuar 11.05.2021 18:26