Deklaroi largimin në fund të sezonit, 10 pritjet më të mira të Buffon me Juven (VIDEO)

Buffon konfirmoi sot se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Fituesi i Kupës së Botës ka marrë 10 tituj kampiion në Itali dhe pesë Coppa Italia me Zonjën e Vjetër, ndërsa u votua “Futbollisti i Vitit në Itali” në vitin 2017.

Buffon ka mbrojtur 176 herë për Azzurrët, ndërsa ka marrë pjesë në pesë Kupa Bote të ndryshme dhe katër Kampionate Evropiane.

Buffon fitoi Kupën UEFA me Parma në 1998-99, por trofeu prestigjioz i Ligës së Kampionëve mungon në sirtarin e tij.

Ai me shumë gjasa do të jetë në portë në ndeshjen që Juventusi e luan ndaj Atalantas në finalen e Coppa Italia më 19 maj.

Juventusi i ka kujtuar kështu 10 pritjet më të bukura me fanellën bardhezi.


Shtuar 11.05.2021 18:40