Aksion në Durrës! 2 persona në pranga me 1 kg kokainë, efektivi qëllon në ajër (VIDEO)

Pasditen e sotme në Durrës është realizuar një aksion në Durrës për të ndaluar një grup që merrej më shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në Plazh, Durrës, ku janë ndaluar dy persona që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Mësohet se dy personat kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të arratisen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  t’i neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë.

Njoftimi:

Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve  narkotike kokainë.

Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve   kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 18:21