Çështja “Babale” do të rikthehet sërish ditën hënë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Para trupës gjyqësorë do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji si dhe gazetari Jetmir Olldashi për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”.
Dënime për këtë çështje morën edhe gazetari Olldashi me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti dhe Albert Veliu me 3 vite e 6 muaj.
Në lidhje me këtë çështje grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salinajit.
Enkelejd Alibeaj përmes një mesazhi dërguar deputetëve demokrat u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në sallën e gjyqit në mbështetje të Salianjit.
Çështja ‘Babale’ ishte një temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm.
Xhafaj asokohe u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllain e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.
Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë./albeu.com