Rama zbardh bisedën me Macron: Në Paris folëm për integrimin e Shqipërisë në BE dhe zgjerimin e ardhshëm të Unionit

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike disa prej temave të trajtuara në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron, duke e përshkruar këtë vizitë si një hap të radhës në thellimin e komunikimit politik mes Shqipërisë dhe Francës.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se me presidentin e Francës u fol për ecurinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, si edhe për mbështetjen që Parisi i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të lidhura

None found

Sipas tij, pjesë e diskutimeve ishin edhe zhvillimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Bashkimit Europian, si dhe pesha që ka Franca në çështjen e zgjerimit. Rama vuri në dukje se Franca mbetet një aleat kyç për ecjen përpara të perspektivës europiane të Shqipërisë, ndërsa theksoi edhe domosdoshmërinë e gjetjes së mekanizmave të rinj për ta shtyrë më tej procesin e integrimit.

“Në vijim, për Shënimet e Javës, kam veçuar vizitën në Paris dhe më pas atë në Gdansk. Së pari, në Francë, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, në një takim që ishte një tjetër stacion në rrugën e një dialogu gjithmonë e më të ngushtë politik mes Shqipërisë dhe Francës, i ndërtuar gjatë viteve të fundit. Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Patjetër, cekëm çështjen e mbështetjes së Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe diskutuam mbi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian, ku Franca, si një nga vendet që ka një peshë domethënëse në raport me zgjerimin, ka një rol të rëndësishëm për sa i përket shtytjes më përpara të një ideje se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera që negociojnë është e padiskutueshme, por, nga ana tjetër, duhen gjetur mekanizma të rinj, gjë që u shkrua edhe në letrën e përbashkët të Presidentit Emmanuel Macron me Kancelarin Friedrich Merz.

Në të njëjtën deklaratë, Rama foli edhe për udhëtimin e tij në fund të javës në Gdansk të Polonisë, ku mori pjesë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës. Ai tha se aty nuk u trajtua vetëm mbështetja për Kievin, por edhe arkitektura e sigurisë europiane për vitet e ardhshme.

“Nga ana tjetër, në fund të javës, shkova në Gdansk të Polonisë, në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, ku u diskutua jo vetëm mbështetja për Ukrainën, por në tërësi arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë. Qëndrimi im, yni, i Shqipërisë, është i ditur; u rikonfirmua, ndërkohë që ishte po ashtu një vend i duhur, në kohën e duhur, për të nënvizuar se rindërtimi i Ukrainës dhe afrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Moldavinë dhe Ukrainën, në Bashkimin Europian, nuk duhen parë si dy procese të ndara, por si pjesë e të njëjtës qasje strategjike për një Europë më të qëndrueshme, për një Europë më të bashkuar, për një Europë më të sigurt”, tha ai.


Shtuar 28.06.2026 10:15

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas