Rama pret në zyrë Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Folëm për ecurinë e projekteve të përbashkëta

Kryeministri Edi Rama është takuar me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan.

Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në Kryeministri.

Lajmin e ka ndarë vetë Rama në Facebook, ku tha se në takim u diskutua lidhur me ecurinë e projekteve të përbashkëta.

“Kryeministria – Takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, me të cilin folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta”, shkruan Rama.


Shtuar 29.09.2023 20:56