Rama përgjigjet për krizën energjike në Shqipëri:  Varemi nga të tjerët, nuk prodhojmë në thatësirë (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjeisit, kryeministri Edi Rama ka vendosur që tu përgjigjet pyetjeve të disa qytetarëve shqiptarë lidhur me krizën energjitike. Përmes një videoje të postua në Facebook, Rama ka përzgjedhur disa pyetje, të cilave u ka dhënë edhe përgjigje

Edi Rama: Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshtea.

Pyetja e parë:

Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!

Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 8.10.2021 08:23