Rama për mjekun që kërkoi legalizim të rryshfetit: Paturpësi mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ka komentuar thirrjen e mjekut të Spitalit Ushtarak që kërkoi legalizim të rryshfetit.

Rama e ka cilësuar këtë propozim paturpësi.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit, është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit.

Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim siç e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. ‘Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë rryfshetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve dhe bluzave të bardha në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e familjarëve. E vërteta nuk është kështu.

Ndarja mes asaj sipas meje shumice që e nderon sistemin tonë dhe është aty për të konfirmuar faktet që lidhet me sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve dhe sa shumë rezultate arrihen. Nga ana tjetër bën që të jetë e domosdoshme që mjekëve dhe infermierë që trondisin opinionin publik ku papritur shfaqen si gjakpirës në kuptimin e  vërtetë të fjalës të ndiqen dhe përndiqen deri në fund nga ligji. Ne kemi në proces edhe ndërtimin e një rrjeti të tërë anti kurrupsion nga ana jonë, për të vendosur në një presion të dyfishtë të gjithë sistemin tonë publik. Të gjitha këto që bëjmë humbasin një pjesë të rëndësishme të vlerës së tyre në rast se sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë. Për të kontribuar në ndarjen nga i njomi dhe i thati.

Nuk mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv që qëndron në barrikadë dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti. Lufta do të zhvillohet brenda. Në radhë të parë dhe vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimit, solidariteti dhe dinjiteti e respekti, do të vendosen në vendin që e meritojnë ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të nghjitet në atë majë që është penguar,” u shpreh Rama./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 11:53

Tags: