U arrestua për korrupsion, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-zv/ministren Rovena Voda

Gjykata e Posaçme le në “arrest shtepie” ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.


Shtuar 15.07.2021 11:46