Rama nga Paskuqani: Sigurime shëndetësore për nënat e papuna me tre fëmijë nga 1 janari

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një familje në Paskuqan ku dhe ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët.

Me anë të një postimi në “Facebook” Rama ka theksuar edhe njëherë se nënat të papuna dhe me tre fëmijë do të përfitojnë mbështetje shëndetësore dhe shoqërore nga 1 janari.

Postimi i Ramës:

?Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç??

Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë?????? ❤️

*Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen?

#TëBashkuarJoTëNdarë?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??

#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️


Shtuar 26.12.2022 17:28