Rama në konferencën e OSBE: “Fake News” është një hapësirë kaotike, shpifjet dhe shantazhet problem i madh

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezentë në konferencën e OSBE-së me temë: “Gazetari në kohë krizash”.

Gjatë fjalës sës tij Rama u ndal te Fake Neës dhe tha se është një hapësirë kaotike që duhet liruar.

“Nuk jam njeriu i duhur për t’u ftuar në këto takime për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por sesi në emër të kësaj lirie, shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirë ndodhin.

Po i referohem saktësisht përhapjes së “Fake Neës”, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër logjikës dhe së drejtës kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në burime të sakta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt. Ka një vijë mjaft të hollë dhe është përherë e rrezikshme, që të përpiqemi t’i kombinojmë dhe t’i bëjmë që të jetojnë të dyja bashkë në harmoni.

Si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Shpifjet dhe shantazhet janë kthyer në një problem shumë i madh” tha Rama.

Ai gjithashtu ndau dhe dy histori personale në lidhje me verifikimin e lajmeve.

“Dua ta mbyll me një përvojë personale, kur u ftova të shkruaja një artikull në fillesë të viteve ’90 për “The Guardian”, asokohe u trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër, pasi nuk e botuan, donin ta kontrollin, donin të verifikonin me mua nëse mund të ndryshonin titullin.

Unë nuk kisha mundësi t’u përgjigjesha në atë ditë, ndërkohë që pritën të merrnin përgjigje nga unë. Kjo u ndoq nga një tjetër nga një tjetër në “The Neë Yorker”. Ata për cdo njeri që përmendej në artikull, kërkonin të binte dakord me cdo fjalë të shkruar, që i citonte. Kur i thashë është e tepërt, më thanë kjo është arsyeja që nuk kemi humbur kurrë asnjë cështje në gjykatë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 10:13