“Larg qoftë që I.M., të jetë ai që mendojmë”, Rama: Komunizmi ka vdekur, sekretet shtetërore çmenduri që nuk ekzistojnë

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vijon seancë plenare. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama është ndalur te hapja e dosjeve të Sigurimit, ku kërkon të hapen që të merret vesh kush është shtetasi I.M., Ilir Meta apo dikush tjetër.

Më tej Rama tha se komunizmi ka vdekur, ndërsa për sekretet shtetërore janë një çmenduri që nuk ekzistojnë.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/530329072250770

Komunizmi ka shumë kohë që ka vdekur, ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunizmit, si frymë dhe si qasje, që torollit nga të gjitha anët. Këtu është shumë e thjeshtë, hiqet një pengese dhe hapen dosjet, që janë mbajtur mbyllur në kohë e SHIK. Dhe SHIK i ka ndarë punët, i ka mbuluar ata që i duheshin për të mbuluar këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë. Ne këtu, na solli shtetasi I. M. doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I. M a është ai që ju shkon mendja apo një tjetër dhe shumë thjesht u mor vesh që ka një pengese për shtetasin I. M. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe lehtësohen të gjithë. Ku ta gjejmë që të marrin një përgjigje lehtësuese, ose rënduese dhe larg qoftë të mësojmë se kemi pasur 30 vite vërdallë, që bën të gjitha rolet nga sekretar te president. Larg qoftë të jetë ai. Kot e komplikojmë. Kjo është një tjetër arsye për të parë kush është kush në këtë teatër të madh. Non garta bashkë me krahun radikl anti-juridik nuk është këtu sot. Të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh, nuk mund ta durojnë. SI mund t’u thonë shqiptarëve kërkojmë dinjitet, kur një luftëtar dinjitoz, minimumi nëse ka respekt për këtë fjalë, thotë menjëherë ta marrin vesh se ky që unë kam në krah është apo jo me dinjitet. Është me shtetasin I. M tani, nëse është ai që thonë gojët e liga. Ndërsa kjo e sekreteve shtetërore është çmenduri sepse nuk ka. Kanë ndodhur gjëra të pahijshme për të cilat dhe unë kam marrë kosto. Çlidhje kam unë që befas qytetarë kanë marrë tituj nderi”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 22:46