Rama flet sot për skandalin e publikimit të listës së pagave

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për skandalin e publikimit të të dhënave personale dhe pagave të mijëra punonjësve në vend.

Rama ka njoftuar se të dalë në konferencë  së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.

“Ne oren 12:30 Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Pergjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj konference per shtyp ne Kryeministri”, njofton kryeministria.

Kujtojmë se lista e pagave të 630 mijë punonjëve u publikua dje dhe po qarkullon kudo./albeu.com

 


Shtuar 23.12.2021 11:15