Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë.
Sipas burimeve për albeu.com, mësohet se drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi.
Klosi ka zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn, i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.
Ndërsa, drejtues politik për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali kurse në Kukës është vendosur Pandeli Majko./albeu.com/