Rama e përzuri nga mbledhja pas djegies së kartave të anëtarësimit të PS-së, kush është kryebashkiaku i Poliçanit me 6 mandate

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për më shumë se katër orë 20 kryebashkiakë dhe drejtuesit e PS-së në qarqe në një prej restoranteve të Kuçit në Vlorë për të diskutuar për hartën e re territoriale.

Mes kryebashkiakëve të pranishëm ishin edhe ata, bashkitë e të cilëve pritet të bashkohen me njësi më të mëdha vendore dhe nga 61 bashki që janë sot, pritet të bëhen 46.

Të lidhura

None found

Burimet bënë të ditur se përplasjen më të ashpër kryeministri e ka pasur me kryebashkiakun e Poliçanit, qyteti i parë ku qytetarët u revoltuan për shkrirjen e bashkisë së tyre.

Në atë protestë, një pjesë e mbështetësve të PS-së dogjën publikisht kartat e anëtarësisë duke e akuzuar këtë forcë politike si mosmirënjohëse për mbështetjen që i ka dhënë qyteti.

Adriatik Zotkaj e drejton bashkinë që prej vitit 2004, duke fituar në gjashtë zgjedhje rresht për pushtetin vendor.

Djegia publikisht e kartave të anëtarësisë në PS nga mbështetësit në Poliçan u kritikua ashpër nga kryeministri Rama menjëherë pas protestës që u mbajt në qytet.

Rama e quajti atë, një akt të turpshëm.
“Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS-së” dhe kjo qenka një shenjë tmerrësisht e keqe për “regjimin”. Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS-së në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë, apo ndonjë rast kur deputetë tanë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë”, pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale, po edhe e mirëseardhur”, tha Rama.


Shtuar 12.08.2026 21:49

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetboo girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş