Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se Karoline Leavitt do ta përfundojë detyrën si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë në fund të gushtit.
Të lidhura
None found
28-vjeçarja ka shërbyer si zëdhënësja kryesore e administratës Trump, duke mbajtur përgjegjësinë për komunikimin e përditshëm të Shtëpisë së Bardhë me përfaqësuesit e mediave.
Njoftimi për largimin e saj vjen pak pas kthimit në punë nga pushimi i marrë pas lindjes së bebes. Leavitt qëndroi me leje nga prilli deri në korrik, ndërsa në mesin e korrikut u rikthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo u caktua në këtë funksion në nisje të mandatit të dytë të Trump, duke hyrë në histori si personi më i ri që ka ushtruar detyrën e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
