Ndalohen i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt

Personi që dyshohet se kërcënoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar sonte.

Të lidhura

None found

Arrestimin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti bëri të ditur se të dyshuarin e arrestoi Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Sipas saj, hapat proceduralë ndaj tij do të ndërmerren në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit.

Personi i ndaluar nga Policia mësohet se është Skender Llugiqi.

Rasti lidhet me thirrjet skandaloze të bëra sot nga një mërgimtar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, i cili kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi ndërkohë se prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm kishte autorizuar Policinë e Kosovës, konkretisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, që ta identifikonte të dyshuarin dhe të ndërmerrte veprime urgjente për rastin.

Sipas Prokurorisë, në koordinim me Policinë e Kosovës po zhvillohen veprimet e domosdoshme hetimore, me qëllim që rrethanat e rastit të sqarohen plotësisht.

Pas deklaratës së sotme kundër Ramush Haradinajt në Kuvendin e Kosovës reagoi edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini. Ai e konsideroi atë një akt të rëndë dhe shfaqje të një narrative të kultivuar ndër vite.

Gjini deklaroi se thirrjet vëllavrasëse të dëgjuara në Kuvend nuk janë të rastit, por pasojë e një platforme propaganduese të ndërtuar për më shumë se një dekadë.


Shtuar 12.08.2026 21:46

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetboo girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş