Pas konferencës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama ka publikuar pamjet nga inspektimi i punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se nga hekurudha që ka qenë do të shtohen dhe 5 kilometra të tjeraqë do të çojnë në Durrës.
“Projekti është i integruar dhe do të lidhë Tiranën dhe Durrësin. Ne do bëjmë 5 kilometra të reja për në Rinas,“ tha Balluku.
Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor.
Balluku: Po është e vërtetë pasi në Durrës kemi projekte të shumta përfshirë edhe si një vend turistik. Kështu që po punojmë me një studio arkitekturore për industrinë e këtij qyteti. Hekurudha do të jetë e rëndësishme, e cila pas viteve 90’ u pa si shprehje e lirisë por më pas u harrua.
Ursula von der Leyen: Ja ku jemi para projektit.
Rama: Këtu është Durrësi, rruga e re për në Rinas dhe më pas rruga që vjen në Tiranë.
Balluku: Do të jetë 39 kilometra ku do të kemi 10 stacione të reja dhe vlera për këtë hekurudhë është 70 milion euro, 50% grant dhe pjesa tjetër kredi e butë. Deri tani kemi 30% të volumit të punës. Besojmë se do ta mbyllim në vitin 2024.
Ursula von der Leyen: Pastaj uluni në tren dhe shkoni për në Durrës.
Ursula von der Leyen: Fantastike! Nuk kam qenë kurrë në bregdetin tuaj kjo për shkak se nuk kam mundur kurrë për shkak të agjendës. Nëse nuk ndodh, edhe kur të inagurojmë hekurudhën e re do ta bëjmë një ditë me patjetër./albeu.com