Ra nga skela para disa ditësh, ndërron jetë në spital 39-vjeçari shqiptar në Kretë

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Kretë, ku një 39-vjeçar shqiptar ra nga skela dhe mbeti i plagpsur rëndë. Disa ditë më vonë, ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

39-vjeçari mbeti i plagosur rëndë pasi u rrëzua nga një skelë 8 metra e lartë.

Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias, ku ndërroi jetë pas një jave.

39-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve./Albeu.com.


Shtuar 5.07.2023 17:23