Ra në krye të detyrës, Gledis Nano i bën dhuratën e veçantë familjes së Saimir Hoxhës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit ka vendosur kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Nano gjithashtu i dorëzoi familjarëve të Dëshmorit të Policisë Saimir Hoxha, stemën e Policisë të gdhendur në dru, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje.

Kujtojmë se Saimir Hoxha u vra në shtator të vitit të kaluar nga 21-vjeçari Aldi Rama në Kunë Vain të Lezhës gjatë një aksioni anti-drogë./albeu.com

 


Shtuar 13.01.2022 17:27