Qarku FIER/ PS fiton Lushnjën dhe Roskovecin, kryeson në 4 bashkitë e tjera

Në Bashkinë e Fierit kandidati socialist është me diferencë shumë të madhe me rivalët. Armando Subashi merr 69.72 % të votave, ndërkohë që ka një tjetër rezultat shumë interesant. Kur janë numëruar 168 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.18% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 11.10 % të votave.

Në Lushnjë procesi i numërimit ka përfunduar. Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa është shpallur fituese me 62.64$ të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka 37.36%.

Në Bashkinë Roskovec ka përfunduar procesi i numërimit.  Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi ka fituar me me 52.52 % përkundrejt 47.48 % të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, e cila mendohet se do të ishte një bashki me rivalitet, kur janë numëruar 31 nga 50 kuti kandidati i PS Qerim Ismailaj kryeson me 51.29 % të votave përkundrejt 42.76 % të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj merr vetëm 5.95 %.

Edhe në Bashkinë Divjakë kryeson PS. Kur janë numëruar 38 nga 67 kuti, Josif Gorra i PS kryeson me 56.27 % të votave përballë Aurela Malkos të Bashkë Fitojmë me 43.73 %.

Në Bashkinë Patos janë numëruar 47 nga 48 qendra votimi në total. Fation Duro i PS vijon i pacënuar drejt fitores me 70.50 %, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 23.07 %. Ndërsa kandidatja e PD Pranvera Rizaj vetëm 6.43 %.

/Albeu.com.


Shtuar 15.05.2023 11:18