Putini sulmon Perëndimin: Sanksionet tuaja po lënë botën pa bukë

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se sanksionet e perëndimit e kanë futur botën në një situatë të rënduar ushqimore.

Komentet Putin i bëri teksa foli për prodhimet e larta të agrumeve në Rusi këtë vit.

“Këtë vit do të ketë një korrje të madhe. Korrja e grurit mund të arrijë deri në 130 milionë tonë, duke përfshirë 87 milionë tonë grurë. Kjo do të ishte një rekord për të gjithë historinë e Rusisë”, u shpreh Putin.

Sipas presidentit, një rezultat i tillë jo vetëm që do të lejojë plotësimin e nevojave të brendshme, por do të rrisë edhe furnizimet në tregun global.

Korrja më e madhe e grurit në Rusi u regjistrua në vitin 2017, e cila arriti në 135.5 milionë tonë, duke përfshirë 86 milionë tonë grurë.

Në vitin 2020, shifra ishte 133.5 milion ton grurë (përfshirë 85.9 milion ton grurë). Vitin e kaluar, të korrat ishin 121.4 milionë tonë (me 76 milionë tonë grurë).