A po konsumoni mango? Si ndikon ajo në shëndet

Mango ndryshe njihet si “mbretëresha e frutave”- ka efekt të fuqishëm kundër kancerit, ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës si dhe mund të pastrojë lëkurën tuaj.

Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore të këtij fruti dhe mënyrat për t’i dhënë trupit tuaj këto të mira, transmeton Klan Kosova.

Pastrimi i lëkurës

Mango është i përshtatshëm për të gjitha tippet e lëkurës. Ky frut ju ndihmon për të aktivizuar poret e lëkurës dhe shton freski në fytyrë.

Nëse e përdorni rregullisht në regjimin tuaj ushqimor, mund t’ju ndihmojë të parandaloni poret e bllokuara që shkaktojnë puçrra dhe akne në fytyrë.

Priteni mangon në copa dhe vendoseni në fytyrë për 10-15 minuta. Pastaj bëni dush ose lani fytyrën dhe kështu lëkura juaj do të jetë e qetë, e freskët dhe plot shkëlqim.

Humbja e peshës

Mango përmban shumë lëndë ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e oreksit. Gjithashtu, ky frut është i pasur me fibra që përmirësojnë funksionin e tretjes duke djegur kaloritë shtesë, gjë që ndihmon në reduktimin e peshës.

Ndihmon me tretjen

Mango përmirëson tretjen dhe ndihmon në shpërbërjen e proteinave. Është e pasur me fibra dietale, vitamina dhe minerale.

Zëvendësues për ëmbëlsirat

Mango e thatë mund të jetë zëvendësuesi më i shëndetshëm për ushqimet e tilla si  patatinat ose ëmbëlsirat. Mango e freskët është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer.

Ul nivelin e kolesterolit

Mango është e pasur me vitaminë C, fibër dhe pektin që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Gjithashtu, përmban kalium që mund të ulë rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, sulmit dhe sëmundjeve të zemrës./albeu.com

Shtuar 12.05.2022 19:25