Putin shkatërroi qytetin, pro-rusët festojnë “Ditën e Fitores” në Mariupol

Në rrugët e Mariupolit të shkatërruar nga lufta janë parë sot njerëz duke festuar 77-vjetorin që kur Gjermania naziste u mund.

Shumica e qytetit port ukrainas është tani nën pushtimin e forcave ruse dhe në këto imazhe mund të shihen ushtarë pro-rusë që ruajnë tubimin.

Në fotot e publikuar nga mediat ndërkombëtare disa njerëz shihen duke mbajtur një flamur rus ose tullumbace në ngjyrat e tij.

Mariupol është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse dhe mijëra mendohet se kanë vdekur në qytet. Qyteti ka qenë gjithashtu skena e një krize të dëshpëruar humanitare. Qyteti port është i një rëndësie strategjike për Rusinë./albeu.com