Ditën e sotme u bë publike lajmi i “divorcit’ mes Ramës dhe Dritan Lelit. Kryeministri e ka përjashtuar publikisht Lelin nga fushata zgjedhore dhe fill pas kësaj ka udhëtuar drejt Vlorës për një takim me kandidatët për deputetë pranë vilave qeveritare.
Ka qenë Damian Gjiknuri, një ditë më parë në prezantimin e kandidatëve që ka lexuar një mesazh të Ramës, që kërkonte largimin e Lelit.
Armiqësia mes Ramës dhe Lelit, ka nisur prej kohësh por kulmoi me refuzimin e Lelit të postit të kandidatit për deputet, dhe duke mbajtur pozicionin e kryebashkiakut.
Sipas zërave, Rama ka dashur të largojë Lelin nga Bashkia për tia lënë bashkinë Afrim Qëndros (mik i Damian Gjiknurit). Leli nuk ka pranuar, pasi edhe vendi ku Rama ka dashur ta vendos në listë Lelin ka qenë në zonë jo të sigurt.
Pas refuzimit, burime bëjnë me dije se Rama ka kërcënuar Lelin me fjalët: ‘zhduku, mos të të shoh më në Bashki”.
Leli ka fikur telefonin duke mos iu përgjigjur më Ramës. Burime pranë selisë rozë në Vlorë thonë se Rama është duke kërkuar edhe për personin që ka “këshilluar” Lelin. Duke ngritur dyshime për një “puc” brenda partisë, apo edhe ndonjë mundësi që Leli të jetë këshilluar për të mos u larguar nga bashkia nga ndonjë figurë politike jashtë PS-së.