“Pse nuk mban fustan”: Ngacmoi s*ksualisht të miturën spanjolle, fieraku dënohet me 3.4 vite burg

Një 51-vjeçar nga qyteti i Fierit është dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual”, të një vajze të mitur me shtetësi Spanjolle.

Vendimi është marrë në 29 qershor, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Artan Koti, ka përfituar zbritjen e dënimit nga 5 vite burg në 3 vjet e 4 muaj burgim.

Kjo masë dënimi në fakt është kërkuar dhe nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj, i cili në pretencën përfundimtare, i kërkoi trupit gjykues të deklaronte fajtor dhe dënonte me 5 vite burgim, të pandehurin Artan Koti.

Sipas vendimit të gjykatës së Fierit, 51-vjeçari Koti, ka kryer veprime të ngacmimit seksual të një vajze 15-vjeçare, e cila banonte shumë pranë banesës së tij, në qytetin e Fierit.

Gjithmonë duke ju referuar dosjes së gjykatës në 29 Tetor 2020 rreth orës 16:00 vajza e mitur G.C me shtetësi spanjolle, rezulton të jetë ngacmuar seksualisht nga Artan Koti, i cili ishte komshiu i tyre.

Artani i fliste vajzës së mitur, për të dalë së bashku dhe të pinin ndonjë kafe.

Po kështu sipas rrëfimit të vajzës,Artani, i ka thënë asaj: “…pse nuk vishesh me ndonjë fustan, por mban veshur vetëm streçe…”.

Madje herë pas herë, ai e ka pyetur vajzën e mitur nëse ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale apo nëse ajo kishte të dashur. Koni i ka kërkuar që të ngrinte bluzën vajza dhe të kryenin marrëdhënie, por vajza e mitur nuk ka pranuar.

Një pjesë të këtyre bisedave janë dëgjuar dhe nga nëna e vajzës, e cila sapo ka parë Artan Kotin nën shoqërinë e vajzës së mitur ka filluar t’i kërkojë llogari dhe bërtasë këtij personi për atë çfarë ai kishte bërë.

Por Artan Koti, i ka kërkuar ndjesë dhe se nuk do e përsëriste më, duke i pohuar se nuk e kishte seriozisht dhe se gjithçka ishte për shaka. Por nëna e vajzës, menjëherë ka njoftuar policinë e Fierit, e cila më pas ka çuar në arrestimin e Artan Kotit.

Ndërsa Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Vajza e mitur me shtetësi spanjolle, ka treguar në polici dhe Gjykatë se Artan Koti, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në ambientet e makinës së tij, kur ajo ishte duke u kthyer nga një fshat i Fierit, për në banesën e saj në qytet.

Artan Koti, tashmë është dënuar nga gjykata e Fierit dhe pritet vetëm vendimi i Apelit Vlorë,që do të vendosi nëse Koti do arrestohet dhe çohet në burg apo do vijojë të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”./Oranews

Shtuar 9.07.2021 18:56