“Pse nuk e kalon oqeanin Sali?” Çfarë thotë Rama për shpalljen “Non Grata” të Berishës

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk mund të flaës për shpalljen e Berishës si o padëshiruar nga SHBA.

Rama u shpreh sedi shumë gjëra për këtë çështje për shkak të detyrës por nuk mund te bëjë një koment mbi këtë shpallje pasi nuk i takon politikës së brendshme, por sipas tij është një çështje më e madhe.

Së fundi ai shtoi se Berisha nuk thotë të vërtetën kur thotë se aktorë të ndryshëm lobuan në DASH, pasi sipas kryeministrit, nuk mund të lobosh në DASH dhe SHBA për të tilla çështje.

“Për shkak të detyrës unë di shume gjera. S’kam asnjë koment pë shpalljen e tij non grata sepse është e qartë dhe çdo koment e politizon ndërkohë që nuk është politikë e brendshme.

Sikur SHBA dhe departamenti amerikan i shtetit të funksiononin me lobime imgjino sa diktatorë me arka me diamante do ta kishin blerë Amerikën deri tani.

Lobimi atje janë ca foto me kongresmenë, ndonjë artikull që paguhet dhe kaq. Nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët”, u shpreh Rama./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 22:43