Pse disa njerëz preferojnë të kenë afrimitet të tepruar me partnerin në publik?

Mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë dashurinë e tyre në publik.

Por studimi i publikuar në revistën ”The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pse njerëzit ndiejnë nevojën për ta shfaqur dashurinë në publik.

Nëse e bëni këtë, ju me siguri rendisni si arsye kryesore dëshirën për të shfaqur një imazh sa më pozitiv në sy të të tjerëve, por edhe për të treguar se çfarë personi keni në krah.

Megjithatë meshkujt e marrë në studim duket se e bënin këtë veprim kryesisht për t’u dukur sa më “burrërorë”, ndërsa femrat për të argëtuar meshkujt apo për të shkaktuar xhelozi.

Kjo ishte arsyeja e parë pse njerëzit zgjedhin të puthen në publik. Më pas arsyeja e dytë ishte dëshira për t’i treguar botës se janë të dashuruar.

Hulumtimi është bërë në Universitetin e Kansasit me 349 persona me orientim heteroseksual midis moshës 17 dhe 35 vjeç.

Psikologët thonë që shumica e çifteve kanë nevojë që të tjerët ta shohin lidhjen e tyre në kuptimin pozitiv, prandaj fotografitë e tyre të përbashkëta i publikojnë në rrjetet shoqërore dhe e deklarojnë publikisht dashurinë në Instagram dhe Faceebok.


Shtuar 18.07.2023 15:27