PS i bën thirrjen e parë për bashkëpunim PD: Ejani të shkarkojmë Ilir Metën!

PS ka kërkuar publicisht ditën e sotme një bashkëpunim me Partinë Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar, Balla, ka deklaruar se kërkon mbështetje morale nga PD, për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit Ilir Meta.

Deklarata e Ballës në Kuvend:

Nuk po kërkojmë shkarkimin e Ilir Metës se kemi një inters specifik se kush do të jetë pasardhësi i Ilir Metës apo duhet të vendosim president një përfaqësues tonin. Rrini të qetë nuk është qëllimi ynë.

Ky është një shërbim që po i bëjmë dinjitetit institucional Shqipëroisë tonë.  Thirrja ime për opozitën në anë të kësaj salle është thirrje në anë të nevojës për t’i hequr vendit nga supi këtë turp.

Thirrja ime shkon dhe ndaj Lulzim Bashës.  PD ka në këtë sallë deputetë që garuan më 25 prill. Opozita e PD-së ti bashkohet moralisht kësaj iniciaive. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.05.2021 11:39