Përplasen tre automjete në aksin Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku paraprakisht raportohet për 4 të plagosur.

Deri më tani, mësohet se janë përplasur dy automjete, teksa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.

Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 7.05.2021 11:42