Protesta? Rama ndryshon axhendën, afron me dy ditë inaugurimin e Baypass-it të Vlorës dhe e cakton në orën 19:00

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë axhendën e tij, e kjo nuk dihet nëse ka lidhje me organizimin e protestës së PD të thirrur nga Berisha apo jo.

Më parë ishte njoftuar se Bypassi i Vlorës do të inaugurohej me datë 9 korrik, mirëpo Rama ka vendosur që këtë ta bëjë sot, dhe as më vonë e as më herët se ora 19:00, kur nis edhe protesta.

Kjo duket një mënyrë e përdorur nga kryeministri për sfumuar sadopak protestën e opozitës./albeu.com