Protesta para Kryeministrisë kundër Vuçiç, flet Sali Berisha: Po kërcënojnë Ballkanin!

“Një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe botë është hegjemonizmi serb në vendin tonë, ne jemi kundër këtij projekti se bien ndesh me interesin tonë kombëtar…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën e organizuar nga ai kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Vuçiç në Tiranë.

Berisha e ka quajtur këtë nismë një rrezik për çdo komb në Ballkan duke akuzuar kryeministrin Rama për përfshirjen e tij.

Ish-kryeministri shtoi se kjo protestë nuk është protestë kundër bashkëpunimit rajonal por sipas tij kundër një nisme e cila është refuzuar dhe kritikuar nga shumë shtete si e dëmshme.

Sali Berisha:

Jemi mbledhur në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare dhe jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundë projektit fantazmë të aleancës Beograd-Tiranë-Shkup apo të treshës, Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama dhe Zaev.

Në krye të radhës dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal por e kundërta është e vertetë.

Ne jemi të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë rajonal, në kuadër të integrimeve atlantike, kjo është një protestë kundër një projekti që shkon në kuriz të kombeve të ballkanit vec atij Beogratit.

Kundër një projekti që është refuzuar nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia.

Një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe botë është hegjemonizmi serb në vendin tonë, ne jemi kundër këtij projekti se bien ndesh me interesin tonë kombëtar.

Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur, vuri për maskë shengenin për të mashtruar kombet e Ballkanit.

Vijon…  /albeu.com/

NDIQENI LIVE PROTESTËN E BERISHËS:


Shtuar 20.12.2021 17:35