Protesta kombëtare e opozitës/ Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me entuziazëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu pak para nisjes së protestes. Lideri i opozitës është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qindra qytetarë dhe mbështetës të opozitës.

Opozita ka thirrur këtë të premte protestën kombëtare të rradhës, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur edhe përpara godinës së Kryeministrisë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të protestës.

Qytetarë të shumtë janë nisur nga Kukësi, Mati, Peqini, Lezha dhe Shkodra drejt Tiranës për protestën e sotme, duke formuar autokolona të gjata me automjete të mbushura me flamujt e Partisë Demokratike.

Ky mobilizim i qytetarëve shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes në rritje për Partinë Demokratike, e cila mbështet kauzat dhe problematikat e qytetarëve shqiptarë, ndërsa pritet që tubimi i mbrëmjes të ketë jehonë të gjerë në arenën kombëtare dhe më gjerë.


Shtuar 17.04.2026 19:26

Tags: ,