EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për të plagosur

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e njohur si “Farmacia 10”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i plagosur pas të shtënave, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.

Të lidhura

None found

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e kësaj të premte është Ilirjan Dosti. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Farmacisë 10 apo QSUT-së në Tiranë.

I plagosuri, i cili raportohet të ketë marrë plumba në bark, është shoqëruar me urgjencë për në spital me autoambulancë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Shtuar 17.04.2026 19:30