Tiranë në gatishmëri/ PD proteston 3 orë, policia zbret në terren 1500 efektivë

PD do të organizojë një protestë të lajmëruar në orën 19:00 në Bulevardin para Kryeministrisë, e cila sipas njoftimit nga selia blu, do të zgjasë 3 orë.

Përgjatë 3 orëve të tubimit të demokratëve, policia e shtetit ka angazhuar në terren 1500 efektivë policie, përgjegjës për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve të protestës.
Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën para protestës.

Të lidhura

None found

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të veçantë organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.

Nga pamjet e sigurura shihet se përveçse qarkullimi në Bulevardin i cili është bllokuar, është vendosur gardhi metalik dhe podiumi.

Prej orës 15:00 të ditës së sotme, rrugët rreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës.

Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

-Rruga “Ukraina e Lirë”,

-Rruga “Papa Gjon Pali II”,

-Rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”


Shtuar 17.04.2026 18:42

Tags: ,