Presidenti bullgar: Maqedonia e Veriut nuk i ka nisur negociatat me BE-në

Republika e Maqedonisë së Veriut as që i ka filluar negociatat. Ajo ende nuk e ka hapur derën e hapësirave ku po zhvillohen këto negociata, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, para gazetarëve në Klubin Qendror Ushtarak.

Deklarata e Radevit ishte përgjigje në pyetjen e një gazetari se a do të ketë përgjigje për kërkesën e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski për ndalimin e hyrjes në Republikën e Maqedonisë “një eurodeputeti dhe disa persona të tjerë nga Bullgaria”.

Tani e kuptoni pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të mbrohen në Kushtetutën e këtij vendi dhe kjo të jetë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave”, tha Radev.

Ai tha se pret që institucionet e RMV-së të dëshmojnë jo vetëm se nuk janë pjesë e fushatës antibullgare. Sipas tij, kjo nuk mjafton më.

“Është koha që ata të dëshmojnë se po luftojnë aktivisht kundër kësaj fushate”, tha Radev./alsat.mk/