Predha godet bazën e paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor

Një predhë goditi selinë e misionit paqeruajtës të OKB-së në Libanin jugor, incidenti i dytë i tillë që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Një predhë goditi brenda bazës në Naqoura,” tha Andrea Tenenti, zëdhënës i Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban, raporton Al Jazeera. 

Ai raportoi se “nuk ka të lënduar, por disa dëme”, duke shtuar se UNIFIL po kërkon të verifikojë se kush qëlloi.

Një burim ushtarak libanez i tha agjencisë së lajmeve AFP në kushte anonimiteti, se “një predhë izraelite depërtoi në murin e çimentos” rreth selisë së UNIFIL./Albeu.com


Shtuar 28.10.2023 17:15

Tags: ,