Porti i Durrësit, deputetja e PD-së ironizon investimin: “Porta Potty” në qytetin bregdetar

Deputetja e PD, Flutura Açka e cila ka kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit ka ironizuar këtë marrëveshje nga salla e Kuvendit.

Nga vendi i saj në ulësen e Parlamentit, Açka ka nxjerrë një fletë të bardhë A4, ku shkruan me shkrim dore “Durrës Porta Potty”.

Kujtojmë se në mediat botërore qarkulloi gjerësisht lajmi mbi skandalin “Porta Potty”, ku vajza eskorta iu binden dëshirave të shfrenuara seksuale dhe jo vetëm të sheikëve të Dubait.