“Njolla e zezë tentoi të mbante peng demokracinë”, Balla: Berisha nuk e do integrimin e Shqipërisë

Ditën e sotme mbahet seanca plenare në Kuvend për Integrimin Evropian, ku ka folur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla është shprehur se njëjta sjellje politike dhe njolla e zezë e cila sipas tij është munduar të mbajë peng demokracinë ka bashkëpunuar edhe me një sigurims të shtetit dhe së bashku duan të bllokojnë foltoren.

Taulant Balla: I njëjti person, e njëjta sjellje politike, njollë e zezë u mundua të mbajë peng demokracinë, dhe natyrshëm e them se kjo është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë, që një non grata, së fundmi në bashkëpunim me një sigurims të shtetit të bllokojë foltoren.

Sali Berisha nuk e do integrimin, nuk e ka dashur kurrë. Sjellja e tij tregon që do të ndalojë integrimin./albeu.com


Shtuar 17.11.2022 12:14