Polonia “blindon” Ukrainën, nga tanket deri tek raketahedhëset

Polonia ka dërguar qindra tanke dhe raketahedhëse në Ukrainë si pjesë e dërgesave të armatimeve të rënda për ta ndihmuar atë të fitojë luftën kundër Rusisë.

Varshava ka dërguar më shumë se 200 T-72 të prodhuara fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, së bashku me artileri të lëvizshme, drone dhe raketahedhës si pjesë e një pakete prej 1.6 miliardë dollarësh.

Aleatët e Ukrainës kanë rritur masivisht mbështetjen për Kievin ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në lindje, ndërsa gjeneralët e Kievit thonë se Rusia po pëson humbje ‘kolosale’ në betejën kryesore për Donbasin.

Oleksiy Arestovych, një veteran i shërbimit sekret ukrainas, i kthyer në këshilltar presidencial, pranoi se ushtria e tij po pësonte humbje serioze në fushat e betejës në lindje, por këmbënguli se viktimat e Rusisë janë shumë, shumë më të tepër./albeu.com