Policia e shtetit, së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Renea kanë nisur një operacion masiv për kapjen e autorit të vrasjes së komisarit të policisë në Lezhë.
Operacioni po shtrihet në tokë dhe në ajër, ku po përdoren edhe helikopterët për të gjurmuar vendndodhjen e autorit të dyshuar.
Albeu.com sjell pamjet eksluzive nga vendi i ngjarjes dhe zhvillimet më të fundit që po ndodhin atje.
Kujtojmë se atje kanë mbërritur gjithashtu edhe krerët më të lartë të policisë së shtetit, për të monitoruar situatën nga afër./albeu.com