Po mendoni për studimet e larta?! Kolegji Universitar Bedër ju vjen në ndihmë me “ditët e informimit të maturantëve”

Kolegji Universitar Bedër në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në kuadër të planifikimit të karrierës organizon: “Ditët e Informimit të Maturantëve”nëpërmjet platformave online ku maturantët mund të njihen me programet e studimit dhe tarifat.

Takimet me maturantët po zhvillohen çdo ditë, nga e hëna në të premte, nëpërmjet platformës ZOOM, ku nxënësit e shkollave të mesme mund të përzgjedhin për të marrë pjesë në prezantime mes dy fashave të orareve, 13:00-14:00 ose 15:00-16:00.

Sipas përfaqësuesve nga KU Beder kërkesat janë të larta kryesisht për programet në fushën e teknologjisë, ekonomisë dhe komunikimit, por edhe për shkencat humane, për shkak se kërkesa në tregun vendas dhe atë global është shumë e lartë. Këto programe u japin të rinjve mundësinë që në të ardhmen e tyre të mos kenë probleme për tu integruar në profesion edhe në rast se zgjedhin të punojnë  jashtë vendit.

Kolegji Universitar Bedër tashmë ofron 11 programe studimi të ciklit të parë, në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë, komunikimit, PR-it, drejtësisë, gjuhës angleze, teologjisë, multmedias, dizajnit grafik, ku prej këtij vitu u shtua dhe programi Informatikë Ekonomike dhe Financë-Kontabiltet.

Maturantët, krahas programeve bachelor dhe atyre të integruara të ciklit të dytë, mund të përzgjedhin edhe programet dy-vjeçare që janë me karakter tërësisht profesional. “Bedër” ofron dy programe profesionale, ku mesatarja nuk është kriter: Multimedia dhe Dizajn Grafik, si dhe Programim në Ëeb. Këto dy programe janë hapur si pasojë e kërkesave të shumta që ka tregu shqiptar dhe ai ndërkombëtar për specialistë të kësaj fushe.

Krahas diversifikimit të ofertës me programet më të kërkuara, “Bedër” vazhdon të mbështesë maturantët me rezultate të mira, duke ofruar tre kategori të ndryshme bursash: Ekselence, Talenti dhe Sociale.

Në këto takime, të interesuarit kanë mundësinë të njihen me programet e studimit dhe mundësitë që ofron Kolegji Universitar Bedër.

Për t’u pjesë e prezantimeve, në ditët dhe oraret e caktuara klikoni linkun:

https://zoom.us/j/92848159828?pwd=SE5rNm40OVpKMU9qalZKZElUM2QyZz09

Meeting ID: 928 4815 9828   /   Passcode: 123456

Për të aplikuar online  klikoni në këtë link: https://admission.beder.edu.al/form.php

Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected] 067 34 27 001.

 


Shtuar 17.03.2021 15:49