Thjesht shokë? Ç’kërkon Adola Dushi në Maldive me Capital T (FOTO LAJM)

Sikundër e dimë tashmë Capital T dhe Adrola Dushi po jetojnë një romancë të bukur dashurie, ndonëse janë ende në fazën ku nuk e kanë pranuar këtë gjë. E gjitha filloi në verë, kur reperi u shfaq krah Adrola Dushit, duke ndezur rrjetin e kur të gjithë aluduan për një lidhje të mundshme, ata u shfaqën bashkë në këngën “C’est la vie”.

Pak muaj më parë në rrjet u përfol se ata prej kohësh po jetojnë një romancë të bukur, madje reperi e mbështeti Adrolën kur ajo prezantoi “Miss Universe”, duke qëndruar në Tiranë, krah saj.  Në intervista të ndryshme, ata janë pyetur rreth këtyre zërave por gjithmonë i kanë mohuar, teksa përkrahja ndaj njëri-tjetrit dhe detaje të tjera tregojnë të kundërtën.

Muaj më parë ata janë shfaqur duke kaluar pushimet bashkë në Turqi dhe po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë edhe së fundmi.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi ka publikuar disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë kanë vënë re se ai është shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar:

“Me kë vajzë je aty se po të shihen që nga sytë”.

Ndërkohë sot ka qenë Adrola ajo që ka publikuar një foto të saj me pamje nga deti. Ajo nuk e ka zbuluar se për çfarë destinacioni bëhet fjalë, por me sa kuptohet është i njëjti vend me atë të Capital T.

Pas publikimit të fotos nuk kanë munguar as ngacmimet nga fansat që shkruajnë:

Më trego që ke qenë në Maldive me Kapon pa më treguar që ke qenë në Maldive me Kapon”.

Ku është Kapo?”, ka komentuar një tjetër.

Sigurisht një përgjigje nuk kanë marrë ende nga Adrola, sepse dyshja vazhdojnë ta mohojnë faktin që janë bashkë dhe siç duket nuk janë ende gati ta pranojnë hapur lidhjen e dashurisë.

Shtuar 17.03.2021 03:03