Po lëvizte mbi zonat e banuara, momenti kur forcat ukrainase shkrumbojnë në ajër helikopterin rus (VIDEO)

Kemi hyrë në ditën e 23-të të luftës në Ukrainë.

Pamje dramatike vijnë nga zona e banuar e Popasnaya-s të Ukrainës, e vendosur në rajonin e Luhansk, ku prej ditësh skena e përleshjeve të dhunshme midis ushtrisë ruse dhe forcave ukrainase mbizotëron në jetën e qytetarëve.

Së fundmi një video tregon sulmin e njëpasnjëshëm të dy helikopterëve luftarakë rusë – një Ka-52 Alligator dhe një Mil Mi-28. Një prej helikopterëve lëshon raketa mbi zonë, po kjo pasohet nga një përgjigje e menjëhershme nga anti-ajrorët ukrainas.