Plagosja e 33-vjeçarit në Korçë, arrestohet shoku i tij

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi Marsel Rusi, rreth 33 vjeç, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Në lidhje me ngjarjen, policia ka vënë në pranga shokun e tij Andi Andri.

Mësohet se Rusi është nisur drejt spitalit të Traumës dhe në kokë i janë konstatuar shenja për të cilat ende nuk dihet nga i ka marrë.

Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet se edhe mund të jetë vetëplagosur, ndërkohë hetimet vijojnë./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 09:32