Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një subjekt minerar në Bulqizë.
Policia njofton se në spitalin e Bulqizës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi A. K., 51 vjeç, banues në fshatin Dushaj, me profesion armator në një subjekt minerar.
Të lidhura
None found
Paraprakisht, dyshohet se 51-vjeçari është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. Për shkak të dëmtimeve, 51-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/Albeu.com
