Plagoset me thikë 55-vjeçari në Kavajë, policia në kërkim të autorit

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 në qytetin e Kavajës.

55-vjeçari I.K., 55 vjeç ka mbetur i dëmtuar pas një konflikti, dyshohet për motive të dobëta me një shtetas të pa njohur.

55-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia mbërriti në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes me thikë.


Shtuar 17.02.2024 14:53